Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim eurodeputeten, Nathalie Luaso

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim eurodeputeten, Nathalie Luaso

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur  se kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim eurodeputeten, Nathalie Luaso, njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit, takimi u fokusua në përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi rëndësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe siguroi se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga institucioni që ai udhëheq”, thuhet në njoftim. Gjatë takimit, KQZ gjithashtu informoi zonjë, Luaso dhe ekipin e Misionit të BE-së për përgatitjet në zhvillim, përfshirë mundësinë e votimit përmes postës për qytetarët jashtë Kosovës dhe trajnimin e trupave zgjedhorë. Ky takim thekson angazhimin e KQZ-së për sigurinë dhe transparencën e zgjedhjeve të ardhshme, duke siguruar që procesi zgjedhor të jetë i mbikëqyrur dhe i besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …