Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, mori përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Shlaiher

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, mori përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Shlaiher

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Shlaiher , i cili është themelues dhe zhvillues i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s. “Për mua është kënaqësi që këtë mëngjes ta pres mikun tim, Andreas, për vizitë këtu në Prishtinë. Andreas është themelues dhe udhëheqës i PISA-s. Është një prej ekspertëve më të njohur që e kam takuar. Jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues. Për mua, prioritet është arsimi. E di që çdo para e shpenzuar në arsim është investimi më i mirë për shoqërinë. Unë besoj se kjo është e ardhmja juaj si shtet dhe shkollat tuaja sot do të jenë e ardhmja e ekonomisë dhe shoqërisë suaj. Pikërisht për këtë arsye, ky është një investim kaq i rëndësishëm dhe unë e admiroj përkushtimin tuaj për këtë qëllim”, ka thënë Andreas Shlaiher, themeluesi i PISA-s. Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe Hamza ka siguruar se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për nivelin më të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …