Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Gjatë vitit 2024 janë evidentuar afër 22 mijë aksidente me shumë të lënduar 96 prej të cilëve kanë hu mur jetën

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se gjatë vitit 2024 janë evidentuar afër 21 mijë  e 838 aksidente me shumë të lënduar, 96 prej të cilëve kanë humbur jetën. Njohës të fushës së komunikacionit kanë thënë se numri i këtyre aksidenteve është shqetësues, por nëse e krahasojmë me indeksin e vdekjeve në rajon, Kosova nuk është keq. “Çdo aksident i ndodhur është për t’u shqetësuar, sigurisht që çdo aksident me dëme materiale të mos flasim për vdekje, lë për tu shqetësuar e mundësi për të vepruar dhe për të ndikuar që të kemi numër sa më të vogël të aksidenteve. Në vitin 2024 i kemi pasur 96 viktima të shkaktuar në 88 aksidente që kanë ndodhur me fatalitet, për Kosovën është numër jashtëzakonisht i madh” ka tërhequr vërejtjen njohësi i fushës së komunikacionit, Liridon Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …