Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në takim ish ambasadorin dhe mikun e madh të shqiptarëve William Walker. Në postimin e tij në facebook kryetari Ramosaj ka shkruar: Pata nderin të pres në Deçan, mikun e madh të shqiptarëve, Ambasadorin William Walker. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë! Me Ambasadorin Walker evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam një bisedë miqësore. Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë! Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!