leoni

Gjeneralët, Bashkim Jashari dhe Peter Scott folën për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur, në takim Gjenerallejtënant Peter Scott, Zëvendës Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli. Gjatë takimit, komandanti, Bashkim Jashari e informoi  z Peter Scott mbi situatën e sigurisë në rajon dhe në Kosovë, si dhe për arritjet e FSK-së në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.  Gjenerali Jashari theksoi progresin në zhvillimin e kapaciteteve luftarake të FSK-së dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes ndërkombëtare, përfshirë angazhimin në misione jashtë vendit. Po ashtu, u diskutua lidhur me  mbështetjen e FSK-së për Ukrainën, duke përfshirë trajnimin e trupave ukrainase në operacionin “INTERFLEX” dhe në fushën e  sigurisë. Bashkim Jashari shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes FSK-së dhe KFOR-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …