Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës. Ai ka thënë se Kamenica është qytet i pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërishme dhe inovacionit. “Hapin e parë e keni bërë ju, me këtë mobilizim të madh. Mobilizim që po e shoh çdo ditë, në çdo anë të Kosovës, kudo që po shkoj. Hapi i dytë është vota juaj më 9 shkurt. Mobilizohuni, mobilizoni familjarët tuaj, miqtë tuaj, që të votojnë për PDK-në, për numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës. Hapi i tretë do të jetë realizimi i planit që kemi përpiluar së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka thënë  Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …