Lumir Abdixhiku; Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi në plan centralin me gaz, për stabilitet në furnizim me rrymë

Kandidati për kryeministër dhe  kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për ndërtimin e Centralit me gaz. Ai ka thënë se partia e tij, tashmë ka vendosur kontakte me administratën e re amerikane për gazifikimin e Kosovës. Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për centralin me gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt, me partnerët tanë e aleatët strategjik. Pra, ne parashohim që gazifikimi i Kosovës të ndodhë sa më parë dhe me gazifikimin e Kosovës, të ndodhë edhe ndërtimi i Centralit me gaz. Dhe më lejoni që tani, nga këtu të ju njoftoj e tregoj se Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur kontaktet me administratën e re amerikane, administratën e Presidentit Trump për gazifikimin e Kosovës, që në vitin e parë”, ka thënë Abdixhiku gjatë  tubimit, në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …