Ramush Haradinaj: Te kandidatët e rinj të Kosovës Fituese vërejta energji, vizion e vendosmëri

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar takim me të rinjtë e koalicionit për “Kosovën Fituese”. Pas bisedave të zhvilluara, ai ka shkruar se te kandidatët e rinj të “Kosovës Fituese” vërejta energji, vizion e vendosmëri. “Rinia e Kosovës Fituese – Energjia që na duhet! Kosova ka nevojë për zërin e gjeneratës që do ta çojë vendin përpara, zërin e ndryshimit. Në takimin me kandidatët e rinj të Kosovës Fituese, pashë energji, vizion dhe vendosmëri.  137 – Për Kosovën Fituese”, ka shkruar Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese që përbëhet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, – Konservatorët – Forumi Intelektual.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …