Bedri Hamza: Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot është takuar me gra nga rajoni i Prizrenit. Gjatë fjalimit para tyre, ai ka theksuar se me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike e Kosovës, bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive. “Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre. Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern. Ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve”, ka thënë mes tjerash, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Ndarjet partiake po dobësojnë çështjen kombëtare shqiptare

Në një analizë të thellë politike, studiuesi Ethem Çeku vlerëson se rreziku më i madh …