Thomas Greminger: Administrata e Trump-it nuk do ta ketë Ballkanin në listën e prioriteteve

Ish-sekretari i OSBE-së në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka komentuar bllokimin e fondeve nga SHBA për Shqipërinë dhe ndikimin e administratës së re amerikane në Ballkan, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk pritet të jetë një ndër prioritetet e Donald Trump-it në politikën e jashtme. Administrata e re nuk ka treguar ende ndonjë interes të madh për këtë rajon. Kjo mund të jetë një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion të menjëhershëm mbi palët. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga ekipi i Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi,” tha Greminger për Top Channel. Ai theksoi se emërimet e reja, përfshirë ambasadorët në rajon, do të jenë vendimtare për politikën e ardhshme të SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …