Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar takime me krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai  ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve demokratike dhe pluralizmit të partive për forcimin e demokracisë. Rohde ka deklaruar  se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë çdo qeveri të ardhshme të Kosovës, duke ruajtur partneritetin e ngushtë mes dy vendeve. Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …