Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku premton ndërtimin e një centrali me gaz

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur premtimin e tij për ndërtimin e një centrali me gaz dhe realizimin e projektit të gazifikimit të Kosovës. Ai ka theksuar se synimi i tij është që Kosova të sigurojë gazin amerikan përmes Greqisë dhe më pas Serbia ta marrë përmes Kosovës. Sipas Abdixhikut, kjo do ta vendoste vendin në një pozitë më të favorshme strategjike dhe energjetike, duke përmirësuar sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …