Presidentja e ALDE-së, Svenja Hahn, mbështet Bedri Hamzën, duke konsideruar seKosova mund të bëjë më shumë me PDK-në

Presidentja e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, eurodeputetja gjermane Svenja Hahn, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Në një video-adresim, Hahn theksoi se zhvillimi ekonomik është një prioritet dhe vlerësoi angazhimin e Hamzës për krijimin e mundësive për sipërmarrësit dhe fuqizimin e barazisë gjinore në vendimmarrje. Kosova mund të arrijë më shumë me PDK-në në qeveri. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, falënderoi zonjën Hahn për mbështetjen e saj, duke theksuar përkushtimin e partive simotra të ALDE-s ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova e paralizuar dhe e përçarë, pa vlerë heqja e masave të BE-së

Deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e …