Vuçiq

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se Lista Serbe ka fituar të gjitha 10 mandatet e rezervuara, në Kuvendin e Kosovës

Kryetari serb, Aleksandar Vucic, ka njoftuar në rrjetet sociale se Lista Serbe ka fituar të gjitha 10 mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kosovë, duke e cilësuar këtë rezultat si një sukses të jashtëzakonshëm. Vucic u shpreh i lumtur për fitoren dhe kritikoi përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për të minuar këtë parti, duke thënë se ata kishin tentuar ta dëmtonin Listën Serbe. Ai e cilësoi këtë fitore si një triumf të përfaqësuesve të fortë serbë, pavarësisht presionit dhe komplotit që sipas tij ishte bërë kundër tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …