Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha për Klan Kosova se Krasniqi e ka kërcënuar mbi pretendimet se ka ndikuar në procesin votues. Unë kam  ardhur te shkolla njëherë, i kam sjell do ushqim dhe kam votuar. Pastaj kam shkuar në shtab. Kam qenë duke luajtur shah me disa shokë aty. Më ka ardhur  një thirrje me numër të panjohur. Më tha ‘a je Ibishi ti?’. I thash po. Tha mos manipulo aty. I thash nuk e di për çfarë manipulimi e ki fjalën. Më tha ‘mos manipulo se t’i qoj njerëzit e mi’. I tash o Gani mos fol kështu, se janë tu të ndëgju shokët”, ka thënë ai. Gani Krasniqin, gruaja ime e ka dajë të babës. Para 4 vjetësh unë Gani Krasniqin e kam përkrah. Ai e di. Ka qenë në shtëpinë time  dhe krejt fshati e kemi përkrah”, ka deklaruar Ibish Bardhi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama prezanton kandidatët socialistë për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ishte në qytetin e Vlorës ku prezantoi …