Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re

Me 88% të votave të numëruara, nga KQZ-ja Vetëvendosja prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun. Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re. Nga rezultati  deritashëm i numërimit të votave, në Kuvendin e Kosovës  vetëvendosja do të ketë 46 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 20 deputetë dhe AAK-ja 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë. Duke qenë këto rezultate Vetëvendosja  është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …