leoni

Ambasada gjermane kërkon maturi gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës

Ambasada Gjermane demanton Qeverinë e Kosovës, duke sqaruar se pajisjet e saj nuk u përdorën në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ambasada Gjermane në Kosovë ka mohuar pretendimet e Qeverisë së Kosovës se serverët dhe pajisjet teknologjike të përdorura në procesin zgjedhor të 9 shkurtit, ishin shkaktar për bllokadën që ndodhi në faqen e KQZ-së. Ambasada sqaroi se pajisjet e dhuruara synojnë përmirësimin e infrastrukturës teknologjike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por nuk përfshijnë pajisje për numërimin e votave. Për më tepër, ajo konfirmoi se këto pajisje nuk janë përdorur në zgjedhjet e fundit. Përveç kësaj, ne nuk kemi çfarë të komentojmë, thuhet në reagimin e ambasadës. Ky demant vë në pikëpyetje deklaratat e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili më herët kishte thënë  se pajisjet ishin donacion nga Gjermania dhe të menaxhuara nga OSBE-ja. Me këtë reagim zyrtar, çështja e përgjegjësisë për dështimin e softuerit dhe serverëve të KQZ-së mbetet ende e hapur, ndërsa kërkesat për llogaridhënie po intensifikohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo …