Mirlinda Gashi: Rastet gjyqësore “Apex” dhe “Pronat” do të hetohen dhe gjykohen nga prokurorë dhe gjyqtarë vendës

Mirlinda Gashi: Rastet gjyqësore “Apex” dhe “Pronat” do të hetohen dhe gjykohen nga prokurorë dhe gjyqtarë vendës

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se rasti gjyqësor “APEX”, ku të akuzuar për krim të organizuar dhe detyrim janë 11 persona, si dhe rasti “Pronat”, ku 23 veta janë të akuzuar për krim të organizuar, nxjerrje dhe ndihmë në nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërlarje parash, tani do të hetohen e gjykohen nga prokurorët e gjykatësit vendorë. Këto dy lëndë janë transferuar te gjyqtarët vendorë ka konfirmuar Milinda Gashi për KALLXO.com. “Ju njoftojmë se këto lëndë janë dorëzuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe do të procedohen sipas ligjit”, tha Gashi.  Avokatin Arianit Koci, i cili mbron njërin nga të akuzuarit e rastit “APEX”, por ai tha se ende nuk është njoftuar për këtë. Rasti “APEX” është një rast mjaft kompleks i cili deri më tani ka përfshirë të gjitha shkallët e gjykatave në Kosovë. Në mesin e të akuzuarve në këtë rast ka edhe zyrtarë të organeve të drejtësisë, ndërsa i akuzuari kryesor është deputeti i dorëhequr i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …