Aktivisti i zellshëm i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, kritikon partinë për mendësi fashiste nga disa injorantë të saj

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet e largimit të tij nga Kosova

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet e largimit të tij nga Kosova, duke e cilësuar periudhën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje si ‘‘kohën më të neveritshme’’ për të. Në një deklaratë publike, Krasniqi ka thënë se është përballur me dyer të mbyllura në çdo aplikim për punë dhe se nuk i është dhënë as mundësia për një takim pesëminutësh me kryeministrin Albin Kurti. Ai po ashtu ka zbuluar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kontaktuar për t’i ofruar punë në tre pozita të ndryshme, ndërkohë që në Kosovë, sipas tij, nuk i është dhënë mundësia për të kontribuuar. Kudo që aplikoja, dyert ishin të mbyllura. Koha më e vështirë ka qenë tani, me këtë pushtet. Kur aplikova për një konkurs, mu tha se nuk i plotësoja kriteret, ndërkohë që në listën e përzgjedhur ishte një person që dikur kisha larguar nga puna për mosarritje, deklaroi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …