Kivilcim Kiliç

Kiliq: Turqia është mike e Kosovës dhe do ta përkrahë vazhdimisht

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”,  ka thënë se Turqia është mike e Kosovës dhe do ta përkrahë atë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo  ka vlerësuar lart marrëdhëniet e mira në mes të Turqisë dhe Kosovës, si dhe është zotuar se do të ketë avancim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe dy popujve. Ndërkohë, duke folur për grusht-shtetin e 15 korrikut në Turqi, ajo ka thënë se Turqia, miqtë e saj dhe i gjithë rajoni, e kanë tejkaluar një rrezik shumë të madh. Sipas Kiliçit, Turqia është përballur me një tradhti dhe përpjekje nga ana e grupit terrorist të Fetullah Gulenit, që ka pasur për qëllim rrëzimin e institucioneve demokratike dhe marrjen e shtetit në dorë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për …