Vlerësohet se rreth 5 milionë qytetarë turq janë mbledhur në Stamboll, në tubimin më të madh pro qeveritar

Vlerësohet se rreth 5 milionë qytetarë turq janë mbledhur në Stamboll, në tubimin më të madh pro qeveritar

Vlerësohet se rreth 5 milionë qytetarë  turq janë mbledhur në Stamboll, në demonstratën më e madhe proqeveritare prej muajit të kaluar, kur u bë përpjekje për grushtshtet në Turqi. Kryeministri Binali Yildirim tha në këtë tubim se kleriku me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin qeveria turke e ka akuzuar për kryengritje, disidentin, Fethullah Gulen, do të ballafaqohet me drejtësi. Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka kundërshtuar kritikat dhe është ankuar për mungesë të mbështetjes nga perëndimi. “15 korriku nga njëra anë është një tentativë puçi e nisur nga anëtarët tradhtarë të rrjetit FETÖ të infiltruar brenda ushtrisë sonë, por kjo ngjarje është edhe përtej kësaj. Në të njëjtën kohë është një përpjekje që me dorën e terroristëve të veshur me uniforma ushtarake të nxirrnin në një fazë të re rezultatet e dëshiruara me aktet e armatosura të PKK-së dhe DAESH-it. Pra kjo tentativë në të njëjtën kohë është edhe një akt terrorist. Krahas këtyre veçorive 15 korriku është një përpjekje  pushtimi me dorën e armatosur të një force që ka tradhtuar vendin dhe popullin e tij. Sikur ky puç do të ishte i suksesshëm ne e dimë shumë mirë se kujt do ti servirej në tepsinë prej floriri kjo pozitë gjeografike e cila prej një mijë vitesh është e jona”, ka shtuar Erdogani.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …