Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur ditën e sotme ditë zie në vend

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur ditën e sotme ditë zie në vend, në një mbledhje të jashtëzakonshme, të mbajtur pas vërshimeve që goditën këtë shtet  të shtunën në mbrëmje. Qeveria mori vendim që në dy javët e ardhshme të mbajë gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë Perëndimore, që u godit më së rëndi nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, kanë bërë të ditur  zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në mbrëmjen e të shtunës, shkaktuan edhe lëndimin e dhjetëra qytetarëve të tjerë dhe bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …