Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

(“Serbët duhet t’i gjunjëzojmë” (Klaus Kinkel, ministër gjerman i punëve të jashtme, 27 maj 1992)

  1. “Kundër serbëve do të zhvillojmë luftë diplomatike, ekonomike, politike, propaganduese dhe psikologjike” (Xhejms Bejker, sekretar i shtetit, ShBA, në TV, qershor 1992),
  2. “Serbët bëjnë tregti me organet e njerëzve, viktimave të tyre, për të fituar para për luftën e tyre; do të duhej djallëzisht ta bombardojmë Beogradin” (Pol Xhekson, redaktor i gazetës “Kalgari sun”, “Fanistar”, 13 tetor 1992),
  3. “Serbët janë popull dydimenzional, të pagëdhendur; kafshët i shfrytëzojnë resurset e veta dukshëm në mënyrë më të arsyeshme se këto krijesa të mbrapshta, përkatësia e të cilëve racës njerëzore është në vonesë të madhe” (Sir Piter Justinov, aktor dhe ambassador në UNESCO, “The European”, 10 qershor 1993),
  4. “Serbia është padyshim agresor dhe do të duhej të detyrohet me rezolute të KB për të bartur barrën e reparacioneve” (Josif Brodski, poet-disident ruso-ebraik dhe nobelist, “International Herald Tribune”, 5 gusht 1993),
  5. “Ndalini serbët, menjëherë dhe përgjithmonë” (Margaret Theçer, kryeministre e Britanisë së Madhe, “The NewYork Times”, 4 maj 1994),
  6. “Shkaku esencial i konfliktit është ideologjia e pastrimit etnik, të cilën e ka ripërtërirë zotëri Qosiqi, kryetar i Serbisë” (Zhak Delor, kryetar i BE-së, maj 1994, në TV françez),
  7. “Është dashur t’i fusim në karantinë, gjithnjë deri sa të mos t’iu hiqet virusi që kanë” (David Gompert, drejtor për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare në Adminstratën e Bushit, “Forin Afers” korrik-gusht 1994),
  8. “Nuk ka paqe për derisa Serbia të mos mundet ushtarakisht” (Serxha Popoviq, avokat serb, “Globus”,Zagreb, tetor 1994),
  9. “Serbët janë njerëz të pamëshirshëm, të gatshëm të të presin me thikë, për çka mund t’i falënderohen prejardhjes së tyre sllave” (Fransoa Kremio, pjesëtar i forcave franceze të SFOR-it, maj 1995),
  10. “Lutem që zjarri i qiellit të lëshohet mbi serbët” (Ati Pjerr, klerik, humanist, në konferencën për shtyp pasi u kthyer nga Sarajeva, pas bombardimit në Markale),
  11. “Serbët janë popull pa ligje e pa fe” (Zhak Shirak, kreytar i Francës, në takimin me shefat e qeverive të shteteve anëtare të BE-së, qershor 1995),
  12. “Serbët janë kriminelë bothëkrye” (Riçard Holbruk, Njujork, 6 nëntor 1995),
  13. “Serbët e Bosnjeës, sipas nesh, gjithnjë kanë qenë dhe kanë mbetur vetëm bandë  cubash dhe vrasësish (Johan Fric, drejtor i gazetës “Dipresse”, Vjenë),
  14. “Fatkeqësisht, që s’i kam vrarë të gjithë serbët”! (Tomisllav Merçep, nga fjalimi në Kongresin e Partisë Popullore Kroate, “Feral Tribjun”, 1995),
  15. “Propozoj që fëmijëve serbë t’iu ndalohet në shkolla mësimi i poezisë kombëtare” (prof.dr Ralf  Diter Kluge, drejtor i Seminarit të Sllavistikës, Universiteti Tibingen, 1997),
  16. “Sa u përket serbëve… këta janë një popull i sëmurë” (Gjenerali Zhak Kot, ish-komandant i UNPROFOR-it në B-H, revista mujore ushtarake “Difens Nacional”, Paris, qershor 1997),
  17. “Është dashur t’i bombardoni serbët” (Papa Pavli i Dytë, i ka thënë Klintonit në Denver),
  18. “Ishte koha e fundit për të bombarduar Jugosllavinë; shpresoj të mos jetë tepër vonë” (Gynter Gras, shkrimtar-nobelist, më 26 mars 1999, në Panairin e Librit në Lajpcig),
  19. “Kjo është luftë midis të mirës e të keqes; nuk do të lejojmë që e keqja ta mund të mirën” (William Kohen, sekretar shtetëror i mbrojtjës, ShBA, pranverë 1999),
  20. “Lufta kundër serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak; është kjo luftë midis të mirës e të keqes, midis civilizimit dhe barbarisë” (Toni Bler, premier i Britanisë së Madhe, gjatë bombardimeve të NATO-s, 1999),
  21. “Serbët po bëjnë terror e po dhunojnë fëmijët shqiptarë (Bill Clinton, president i ShBA-ve, në fjalimin e mbajtur me rastin e 50-vjetorit të Paktit NATO, Washington, 23-25 prill 1999),
  22. “Serbët duhet t’i bombardojmë qetë-qetë, se shpejtë do ta harrojnë të gjithën” (Xhejmi Shia, portparoll/zëdhënës i NATO-s, mars 1999).

(Nga libri i Zoran Petroviq-it: “Izbrisati srpski virus”; www.intermagazin.rs)

* * *

Më tepër se të gjitha deklaratat e personaliteteve të përmendura, autorit të librit i dhemb një deklaratë e Zoran Gjingjiqit, ish-kryeministër i Serbisë, të cilin e vranë (12 mars 2003) me snajper, në atentatin para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë (atentator ishte Zvezdan Jovanoviq, pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale i MUP-it të Serbisë). Gjigjiqi, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Der Shpigl”, gjatë bombardimeve të NATO-s (1999), paska thënë: “Jugosllavia duhet të bombardohet… vetëm vazhdoni ta bombardoni, se ata do të lëshojnë pe”. Këtë deklaratë të Gjingjiqit autori i librit gjoja e paska marrë nga “Njujork Tajms-i”… Dhe, për t’ia shtuar akoma më tepër dhembjen autorit të librit, deklaratën e Gjingjiqit “e paska nënshkruar” edhe kryetari (aktual) i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ai i njëjti që e ka njohur edhe pavarësinë e Kosovës!

Në fund të librit, autori jep tri porosi: kurrë mos harro; kurrë mos fal; gjithmonë mbaje mend!

(Zgjodhi dhe përktheu nga gjuha serbe: Adil FETAHU)

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …