Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Pavarësia e Kosovës është ajo që po ‘gjykohet’ në bankën e zezë, të Gjykatës Speciale, në Hagë

A i di ndokush shkakun e vërtetë pse Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale? Ka pasur e ka shumë supozime, hipoteza, qëndrime, konstatime lidhur me këtë temë, por as nuk ka qartësi e as koncensus për shkakun kryesor, pse pikërisht ata janë të akuzuar. Ka mundur të ishin të akuzuar mbase shumë të tjerë për krimet e supozuara, ose edhe të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së. Ajo ka qenë luftë e armatosur dhe në luftë vriten e plagosen njerëz. Në një gjykatë që kërkon të vendos drejtësi, vihen në bangën e të akuzuarve ata që i kanë kryer krimet. Edhe në rastin e ushtrive të rregullta, me përparësi akuzohen kryesit e krimeve. Ndërsa në rastin e ushtrive që janë më shumë guerile, ajo është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi, pasi në ushtri të tilla nuk ka një strukturë hierarkike. Pra, mbetet pyetja: pse në rastin e UÇK-së, janë akuzuar drejtuesit politikë, e jo fjala vjen, kryesit lokalë të krimeve eventuale?

Bindja ime e thellë është se ka një shkak të vetëm: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, me gjasë edhe Rexhep Selimi bashkë me ta, kanë qenë personat kyç që e kanë prishë projektin për riintegrimin e Kosovës në Jugosllavi, ashtu siç ka qenë akordi në marrëveshjen e Ahtisarit e Çernomyrdinit me Millosheviqin dhe siç është inkorporuar edhe në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kjo ka qenë linja absolute ndërmjet SHBA-së, BE-së dhe Rusisë. Kjo është tentuar të imponohej edhe në terren me UNMIK-un dhe KFOR-in në vitet e para. Disa nga njerëzit që kanë paraqitë pengesë ndaj këtij projekti, ose janë eliminuar politikisht, ose janë ndjekur nga drejtësia e UNMIK-ut, ose kanë vdekur. Ata që kanë mbijetuar politikisht, që nuk i ka arritë drejtësia e UNMIK-ut dhe nuk kanë vdekur, janë pikërisht Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Dy të parët (Hashim Thaçi si kryeministër dhe Jakup Krasniqi si kryetar i Kuvedit) kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Këtu shtrohet një pyetje shumë e vështirë: pse edhe amerikanët e kanë shtyrë përpara dhe e kanë imponuar me presion themelimin e Gjykatës Speciale? Ka vetëm një shpjegim të logjikshëm: për të dalë të larë para rusëve, me arsyetimin se protagonistët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 kanë përgjegjësinë e tyre indviduale. Pra, amerikanët nuk e kanë prishur marrëveshjen me rusët, po atë marrëveshje e kanë injoruar protagonistë vendas. Si rrjedhojë ata do të akuzohen në Gjykatën Speciale dhe do të nxirren nga skena politike, për të marrë rusët një satisfaksion. Të tjerat mandej janë teknikalitete. Pra, shkaku kryesor i akuzës ndaj tyre është shpallja prej tyre e pavarësisë së Kosovës në kundërshtim me akordin Ahtisari-Çernomyrdin-Millosheviq dhe me rezolutën 1244. Mbetet poashtu propozimi për pavarësinë e kushtëzuar në Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, kur dihej se Ahtisari në vitin 1999 ishte haptas dhe qartësisht kundër pavarësisë së Kosovës. E logjikshme duket se edhe atij iu imponuar ndryshimi i qëndrimit në favor të pavarësisë nga këmbëngultësia e politikës indipendentiste në terren, të akterëve të tipit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, po edhe Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu. Në pamundësi që të pengohej pavarësia e Kosovës me çdo kusht, u imponua si pavarësi e kushëzuar, por më vonë u penalizuan protagonisttë kryesorë që e shpallen pavarësinë, përfshirë edhe ish president Fatmir Sejdiun.

Ajo që unë nuk mund as ta prognozoj me këtë rast është se si do të ndikojë verdikti i Gjykatës Speciale mbi shtetin tonë, më saktë mbi ekzistencën e tij. Këtë nuk mund as ta supozoj. Shpresa është se me Trampin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka shans të rikthimit te akordi i vitit 1999. Por, me Trampin po ashtu është e sigurt se status- quoja nuk mund të mbahet gjatë. Nuk mund ta dimë sot se a do të tentohet të zgjidhet problemi si krizë ndërmjet Kosovës e Serbisë, apo në një konstelacion më të gjerë të sigurisë europiane, përfshirë edhe rastin e Ukrainës. Për të përballuar gjithë sfidat e mundshme, na duhet një qeveri që e fiton besimin e SHBA-së dhe e dyta, na duhet Hashim Thaçi me shokët e tij në liri.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …