leoni

Vajzat nga Ferizaj Lijana Iseni dhe Behije Mustafa nënkampione të Evropës në karate

Ferizajaset Behije Mustafa dhe Lijana Iseni nga Klubi i Karatesë “SHARRI” nga Ferizaj kanë arritur që të stolisen me titullin e nënkampionëve të Evropës në sportin e Karatesë.

Medaljet e argjendta paraqesin një sukses të jashtëzakonshëm të karateisteve ferizajase në Kampionatin Evropian të Karatesë të mbajtur në Poloni që padyshim meriton duartrokitjen mbështetjen e të gjithëve duke na bërë krenarë me rezultatin e arritur. Suksesi i tyre është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të tyre, si dhe mbështetjes së klubit të karatesë “Sharri”, themeluar nga vëllezërit Shaqiri: Shemsi, Afrim dhe Qendrim Shaqiri. Ky klub vazhdon të jetë një vatër e talentëve që bëjnë krenarë qytetin e Ferizajt dhe mbarë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …