Hisen Berisha; Çarmatosja e popullatës është një hap për t’i hapur rrugë imponimit të marrëveshjeve, që prekin integritetin

Analisti, Hisen Berisha, ka shkruar s e fushata për identifikimin, dënimin dhe heqjen e armëve pa leje në Kosovë,  po shfaqet gjithnjë e më qartë si një formë e luftës speciale. Në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për mundësinë e marrëveshjeve antikushtetuese, që mund të çojnë në humbjen e territorit të Kosovës, ky aksion nuk mund të shihet thjesht si masë për rritjen e sigurisë publike. Përkundrazi, duket si një përpjekje e qëllimshme për të dobësuar gatishmërinë dhe aftësinë e popullit për t’u vetëmbrojtur. Historia na ka mësuar se çarmatosja e popullatës është një hap strategjik për t’i hapur rrugë imponimit të marrëveshjeve që prekin integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror. Në rastin e Kosovës, nëse zhvillimet politike çojnë drejt humbjes së kontrollit mbi disa territore, është e pritshme që veteranët e luftës dhe qytetarët që ndihen të kërcënuar të mobilizohen për të mbrojtur atdheun. Ata mund të organizohen në formacione paraushtarake, që do të duhej të sistemoheshin nën komandën e përbashkët të Forcës së  Armatosur e Kosovës. Çarmatimi nuk duhet të bëhet pretekst për çmobilizimin e popullatës dhe dobësimin e aftësisë mbrojtëse në një kohë kur po luhen fatet e shtetësisë dhe territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …