Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Komisioni për Punë të Jashtme, merr në shqyrtim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin

Komisioni për Punë të Jashtme, nesër do ta shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Mbledhja e Komisionit, nis nga ora 10 :00, ku pikë e vetme e  rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projekligjit për demarkacionin me Malin e Zi. Pas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, ky projektligj i dorëzohet për të ratifikim  Kuvendit të Kosovës. Mbledhja e  Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, do të caktoj seancën e radhës për këtë javë, ku pikë e rendit të ditës me gjasë do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili tash e një kohë të gjatë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, por dhe nga  disa deputetë të partive në koalicionin qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …