Driton Çaushi

Driton Çaushi thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Delawie, nuk ka pasur vend në debatin për Demarkacionin

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, nuk ka pasur vend në debatin shkencor për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, i cili mbajtur javën e shkuar. Në një intervistë për Radio Dukagjinin ai tha  se Delawie është ambasador dhe jo ekspert i gjeografisë apo gjeodezisë. “Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon kryekuvendarit Kadri Veselit. Çaushi beson në faktet shkencore dhe procesin e demarkacionit në mënyrë profesionale mund ta përmbyllin vetëm ekspertët dhe jo politikanët.

Kontrolloni gjithashtu

Justina Shiroka-Pula diskuton me Daniel Serwerin sigurinë e Kosovës dhe partneritetin me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me profesorin amerikan Daniel Serwer, ekspert …