Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykata Speciale në Hagë, njofton se ka pranuar ‘prova’ për zinxhirin komandues të UÇK-së, në Zonën e Llapit

Gjykata Speciale e Hagës thotë se ka pranuar një sasi provash që lidhen me zonën komanduese të Llapit, përmes të cilave synohet të dëshmohet ekzistenca e një zinxhiri të rregullt komandues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, mocioni i Prokurorisë është miratuar pjesërisht, duke u pranuar disa dokumente kyçe që përfshijnë: Vendime Emërimi, Dokumente të Regjistrimit, Memorandume, Shabllone, Dokumente Trajnimi, Dokumente Logjistike, Urdhra për Çështje Civile. Një tjetër pjesë e provave përfshin një vizitë të kryer në gusht 1998 nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në zonën e Llapit, ku ata dhanë emërime formale për anëtarët e Komandës së Llapit, duke përfshirë Latif Gashin. Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se, pavarësisht mungesës së disa nënshkrimeve, dokumentet përmbajnë simbolet e UÇK-së dhe përmbajtja e tyre tregon origjinën dhe autenticitetin. Prokuroria synon që përmes këtyre provave të argumentojë se UÇK-ja ka vepruar si një ushtri e rregullt me një zinxhir komandues të strukturuar dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me Shtabin e Përgjithshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …