Albin Kurti këmbëngul që dëshminë ta jap në Kryeministri, duke i kërkuar gjykatës ta urdhërojë Prokurorinë për një veprim të tillë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ta detyrojë Prokurorinë Speciale që ta marrë dëshminë e kryeministrit Albin Kurti në ambientet e Zyrës së Kryeministrit. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Kërkesa që kjo të ndodhë në Zyrën e Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia,  thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. “Ka dyshime të forta që kjo thirrje nuk ka motiv ligjor, por politik. Në vend që të adresojë rastet e korrupsionit të profilit të lartë, Prokuroria po tenton të krijojë një perceptim të rremë kundër Kryeministrit,” thuhet më tej në deklaratë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i kërkoi Kryeministrit Kurti të paraqitej si dëshmitar në lidhje me një hetim për dyshime mbi shpërdorimin e rezervave shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …