Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja ka numëruar 14.36% të votave të ardhura përmes postës, Vetëvendosja ka fituar 44 %, tri partitë opozitare mbi 50 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 14.36% të votave të ardhura përmes postës me përditësimin e fundit në faqen zyrtare që u bë mbrëmë. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 44.33 % të votave, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka 2520 vota. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55% të votave me postë, ndërsa kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka 1770 vota. Në vend të tretë aktualisht qëndron koalicioni i AAK-së dhe Nismës me 9.68%, ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka 539 vota. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 154 vota. E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, ka 365 vota. Ndërkaq, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka marrë 169 vota. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga Arkivi Shtetëror ngjall shqetësim për diskriminim

Në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj, të gjithë …