leoni

MAPL nënshkruan marrëveshjet me 12 komuna në vlerë rreth 8 milionë euro

Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka nënshkruar të hënën marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale me kryetarët e 12-të komunave përfituese.

Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.

“Kjo garë ka kuptim vetëm kur gara është transparente dhe se kjo garë tashmë ka rëndësi më të madhe pasi që është institucionalizuar dhe bazohet në ligjin përkatës të votuar në kuvend. Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale. Urime kryetarëve të komunave përfituese!”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, ministry, Elbert Krasniqi.

Në mesin e komunave përfituese janë Drenasi, Lipjani, Theranda, Juniku, Klina, Kaçaniku e kështu me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …