leoni

Kryertari Aliu mirëpriti në takim nënkampionet evropiane në karate, Behije Mustafa dhe Lijana Hiseni

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtoresha komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati – Shabani kanë mirëpritur të hënën në një takim anëtarët e Klubit të Karatesë “Sharri” nga Ferizaj, Behije Mustafa dhe Lijana Iseni të cilët ditë më parë fituan titujt e nënkampioneve të Evropës në kampionatin e mbajtur në Poloni. Në postimin e kryetarit Aliu thuhet:

“Mirëprita, Nënkampionet e Evropës në Karate, karateistet ferizajase nga Klubi “Sharri” Behije Mustafa dhe Lijana Iseni, bashkë me Nënkampionin Ballkanik për dy herë radhazi, Artiol Shaqiri dhe trajnerin e Klubit, Qendrim Shaqiri ku i përgëzova për këtë sukses ndërkombëtar që bën krenarë gjithë Kosovën e Ferizajn në veçanti”.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebbok fton anëtarët e Kuvendit …