Edhe protesta e dytë e disa OJQ-ve në Prishtinë ka dështuar

Edhe protesta e dytë e disa OJQ-ve në Prishtinë ka dështuar

Protesta e dytë me radhë, e organizuar nga disa OJQ dhe e përkrahur verbalisht nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka dështuar. Dhjetëra  protestues  kanë hedhur parulla kundër asaj që ata e quajnë, afera “Pronto II” e inskenuar, e instruktuar nga EULEX-i dhe nga një segment i UDB-së që vepron legalisht në Kosovë. Protestuesit te sheshi “Zahir Pajaziti” deri para Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë brohoritur “Poshtë Qeveria”, ndërkohë që qytetarëve  dhe kalimtarëve të rastit nëpër kryeqendër  nuk u ka bërë kurrfarë përshtypje kjo protestë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …