leoni

Azdren Shala: Albin Kurti po shmang dëshminë nga frika se mund të bëhet i pandehur

Analisti politik, Azdren Shala, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për refuzimin e tij për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, duke sugjeruar se ai po e shmang këtë proces nga frika se mund të kalojë nga statusi i dëshmitarit në atë të të pandehurit. Shala e ka krahasuar Kurtin me presidentin e entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, duke e cilësuar si një lider me prirje autokratike që nuk respekton ndarjen e pushteteve. “Pse nuk po shkon Albin Kurti? A ndjehet i fajshëm? Kjo është e mundshme dhe mendoj se po. Ai dëshiron ta paraqesë veten si i përndjekur politik, por nuk mund të flasësh për përndjekje politike në një vend demokratik, sidomos kur je fuqia ekzekutive,” ka deklaruar Shala. Kurti po përpiqet ta mbajë gjallë rolin  e viktimës, duke pretenduar se prokuroria dhe partitë politike janë kundër tij. Ai e quajti Kurtin autokrat dhe e krahasoi me Dodikun, i cili, sipas tij, gjithashtu ka refuzuar të paraqitet në gjykatë për arsye të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …