Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kadri Veseli: Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Mehës përbën një akt të dënueshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në reagimin e tij kundër hedhjes së një bombe në shtëpinë e z. Murat Meha ka thënë Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e tij përbën një akt të dënueshëm dhe njëherësh një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë. Akte të tilla të rënda, që janë në kundërshtim edhe me moralin tonë tradicional, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes. Ata që hedhin bomba në shtëpitë e shqiptarëve duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuar. Qytetarët tanë duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit, përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …