Aleksandar Vucic

Vuçiq: Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe

Vuçiq në deklarimin e tij në kuvend, ka deklaruar se  “Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe. Ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshëm nga krahina e jonë jugore, porse në interes të stabilitetit rajonal dhe të marrëdhënieve sa më të mira serbo- shqiptare, do ta vazhdojmë dialogun e Beogradit me Prishtinën”. Beogradi, në këtë proces do të marrë pjesë në mënyrë përgjegjëse e transparente, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq. “Serbia në Kosovë do të jetë e pranishme në mënyrë institucionale përmes sistemit të vet arsimor, shëndetësor, institucioneve kulturore si dhe përmes veprimit të administratës lokale”, ka deklaruar Vuçiq. Sipas fjalëve të tij, Beogradi do të insistojë në krijimin e Asociacionit të Komunave serbe sepse ai do të ketë kapacitet që të ndikojë në mënyrë vendimtare për jetë më të mirë e më të sigurt në atë hapësirë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …