Gjendje para përshkallëzimit në kufirin me Malin e Zi

Është rritur numri i deputetëve që kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi

Numri i deputetëve, të cilët  po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, është rritur madje edhe në radhët e partive në koalicionin qeverisës. Sipas deklarimeve të deritashme del se koalicioni nuk i ka numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Janë mbi dhjetë deputetë të partive në koalicionin qeverisës, të cilët janë shprehur hapur kundër ose kanë shprehur rezervat ndaj kësaj marrëveshjeje. Në bazë të një llogaritjeje të thjeshtë del se koalicioni nuk i ka votat, meqë duhen 80 vota për ratifikimin e saj, derisa me kundërshtimet e këtyre deputetëve atëherë i bie se do t’i ketë më pak se 80 vota. Duke qenë i njoftuar për këtë problem kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se është përgjegjësi e deputetëve të marrin vendim, që ta votojnë këtë marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …