Vendi ynë po përballet me rënie të numrit të turistëve

Vendi ynë po përballet me rënie të numrit të turistëve. Njohësit e fushës së turizmit, kanë thënë se ka shumë faktor që e kanë shkaktuar rënien. Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka thënë për Ekonomia Online se lajmet e fundit mbi pasigurinë në Kosovë, kanë efekte negative në turizëm. “Sa ma shumë që të kemi lajme të cilat nuk ka stabilitet në Kosovë, pavarësisht a është në veri apo në pjesë të tjera të Kosovës, ajo ndikon dukshëm. E sidomos lajmet të cilat përmendet lufta edhe nga kush përmendet lufta, prej qeveritareve, prej njerëzve ku duhet me zbutur atë term sepse në momentin kur përmendet lufta për turistët nuk është e mirë” ka thënë mes tjerash, Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ: Rezultatet përfundimtare priten në fillim të shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të …