Rritet numri i viktimave nga zjarri në diskotekën në Koqan të Maqedonisë së Veriut

Nga raportimet e fundit mësohet se numri i viktimave që kanë pësuar nga zjarri në diskotekë në Koqan, në Maqedoninë e Veriut, është edhe më i madh se sa është menduar më herët. Deri më tani, raportohet se numri i atyre që kanë humbur jetën, është 59 ndërsa numri i të lënduarve 159, 18 prej të cilëve janë në gjendje kritike. Ndërkohë autoritetet më të larta të vendit tonë, kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albi Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Ngushëllime kanë shprehur edhe kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri, Edi Rama. Autoritetet maqedonas kanë thënë se shumë shpejt do të hetohet ky rast me pasoja fatale e të rënda për shumë qytetar dhe familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …