Endrit Hashim Thaçi: Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin

Haxhi Thaçi, i ati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pasi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ish-Presidenti Thaçi e kishte vizituar të atin disa ditë më parë në Klinikën Interne të QKUK-së, pasi Gjykata e Hagës i kishte dhënë leje pas katër kërkesave të tij. Nipi i tij, Endrit Thaçi, ka shprehur dhimbjen për humbjen e gjyshit të tij. “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia e bënë të papërballueshme. Prehu në paqe, ka shkruar Endriti. Ngushëllime për familjen Thaçi kanë shprehur figura të njohura dhe qytetarë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Deri më tani, vendi ynë ka importuar afër 6 miliard euro mallra ndërsa ka eskportuar afër 800 milion

Nga të dhënat e Doganava të Kosovës mësohet se deri më tani, gjatë këtij viti, …