Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve me temën “Pyjet dhe Ushqimi”

Në ambientet e Qendrës Rinore në Deçan u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve me temën “Pyjet dhe Ushqimi”.

Në këtë aktivitet, përveç diskutimeve mbi rëndësinë e pyjeve dhe ruajtjen e mjedisit, si një simbolikë e kujdesit për natyrën, u mbollën edhe disa fidane, duke dhënë një kontribut të vogël, por me vlerë të madhe për brezat e ardhshëm.

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me këtë rast ka falënderuar Shoqatën për Mjedis dhe Agropylltari “Malësia” dhe Fondacionin Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës (CNVP Kosova) – Projekti Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik (SUNREED) si dhe për të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij angazhimi për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …