Kryetari Haliti viziton punimet në terren

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, realizoi një vizitë inspektuese në terren për të monitoruar punimet që po kryhen në përgatitjen për asfaltim të rrugës që çon te varrezat e reja në fshatin Smirë. Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, e cila do të sjellë lehtësira për banorët e fshatit dhe familjarët që vizitojnë varrezat.

Kryetari Haliti, poashtu ka vizituar edhe punimet që janë duke u kryer në rrugët  Podgorc -Lubishtë, Devajë, Kabash-Binqë-Beguncë dhe të tjera rrugë, të cilat jo vetëm që lidhin lagjet e fshatrat rurale e bujqësore, por lehtësojnë edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe rrisin vlerën e pronës.

Punimet janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të shumta, që kanë për qëllim përmirësimin e rrugëve lokale, që synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në territorin e komunës së Vitisë. Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar investimet në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe lehtësojnë qasjen në zonat rurale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …