Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Francë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë, ku po merr pjesë në sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Kjo ngjarje po mbahet në Strasburg dhe mbledh përfaqësues të niveleve lokale nga vende të ndryshme të Evropës.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë sesion pritet të diskutohet ndër tjerash për çështje që lidhen me zhvillimin lokal, decentralizimin dhe bashkëpunimin ndërkomunal. Përndryshe Kongresi i Këshillit të Evropës vlerësohet si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave mes autoriteteve lokale dhe promovimin e demokracisë rajonale. Vizita e kryetarit Haliti në Francë po shihet si një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të prezantuar përvojën e Komunës së Vitisë në qeverisjen lokale.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …