Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, do të kryesohet nga dy deputetët më të vjetër dhe më të rinj në sallë: Avni Dehari dhe Sala Jashari. Dehari, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është 78 vjeç dhe për herë të dytë ka fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, Jashari, 25 vjeçare nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur për herë të parë deputete. Gjatë kësaj seance do të zgjidhet kryeparlamentari i ri, dhe grupi më i madh parlamentar, i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pritet të propozojë kandidatin e tij. Pas konstituimit të Kuvendit, do të fillojë procesi për krijimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …