Kryetari Hashim Thaçi dekoroi dëshmorin Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”

Kryetari Hashim Thaçi dekoroi dëshmorin, Agim Bajrami me urdhrin, “Heroi i Kosovës”

Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim familjarët e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami, ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendës-komandant i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari, Hashim Thaçi njoftoi familjarët e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami se duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë e tij në luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka marr vendim për ta dekoruar Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”. Dekorata iu dorëzua familjes Bajrami. Agim Bajrami ra dëshmor më 10 gusht të vitit 1998, së bashku me Besnik Beguncën dhe Xheladin Kurtajn, në fshatin Gabrricë të Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …