Sokol Bashota: Pushofshi të qetë në Dheun e Vendlindjes!

Sot, përmallshëm po derdhim lot pikëllimi mbi eshtrat e Sheremet Ismailit, Mentor Myrtaj, Adem Gashit, Sahit Gashit, Bekim Hasanit, Osman Fejzës, Shkelzen Hajdarajt dhe Bekim Gashit. Sot, si 26-të vite të kaluara po ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me të gjitha ato familje që në këtë datë humbën më të dashurit e tyre, po ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me këto nëna, gra e motra që sot po varrosin bijtë e tyre dhe me të gjitha ato që janë duke pritur tash e 26-të vjet.
Këta martirë të kombit nuk kanë vdekur, por janë shndërruar vetëm në një trajtë tjetër, në trajtën e pavdekësisë. Këta martirë të kombit dhe martirët e tjerë jetojnë dhe do të jetojnë me ne, në mesin tonë, në kujtimet tona, në fitoret tona, në rrugën tonë të pandalshme drejt ardhmërisë sonë.
Sheremt, Mentor, Adem, Sahit, Bekim, Osman, Shkelzen, Bekim
lamtumirë!
Pushofshi të qetë në Dheun e Vendlindjes!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), …