Kryeministri, Isa Mustafa beson se më një shtator Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se deri më një shtator do ta shfrytëzojnë kohën dhe të komunikojnë me opinionin, në mënyrë që të ketë sa më shumë informata, që me këtë marrëveshje, Kosova nuk humbë asnjë pëllëmbë tokë. Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë. Pres që deputetët ta votojnë, sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë kufijtë ndërkombëtar. Kryeministri, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit për mënyrat e ri formatimit por kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve. Me të përfunduar çështja e Demarkacionit, do të kryhet edhe ri formatimi i Qeverisë, theksoi kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …