Bullgaria po i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, deklaron ministri Maqedonci

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një intervistë për TRT Balkan, Maqedonci shpjegoi se Bullgaria ka diskutuar me ministrin kroat për mundësinë e anëtarësimit në këtë marrëveshje trilaterale dhe se pret që edhe shtete të tjera të rajonit që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta të bashkohen me këtë iniciativë. Maqedonci theksoi se kjo marrëveshje ka për qëllim paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke përforcuar bashkëpunimin mes shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta. Marrëveshja ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë u nënshkrua më 18 mars në Tiranë dhe synon forcimin e lidhjeve ushtarake mes këtyre shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …