Daorsa Kica-Xhelili: Avni Dehari nuk ka mandat për konsultime politike

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk ka kompetenca kushtetuese apo procedurale për të ftuar përfaqësuesit e partive politike në konsultime, duke e cilësuar këtë veprim jashtë mandatit të tij në këtë fazë të procesit. Ajo theksoi se Dehari ka vetëm dy mundësi në përputhje me Rregulloren e Kuvendit: ose të kërkojë ri-formimin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuorumit, ose të rivendosë në votim raportin e komisionit ekzistues. Kica-Xhelili po ashtu konfirmoi se LDK nuk ka hequr dorë nga kërkesa që anëtarët aktualë të Qeverisë të japin dorëheqje nga funksionet ekzekutive përpara se të bëjnë betimin si deputetë të rinj në Kuvend. Ajo tha se kjo është thelbësore për të garantuar integritetin institucional dhe ndarjen e qartë të pushteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …